fbpx

Çfarë është Sfida e Dizajnit?

FORMA E APLIKIMIT PER STUDENT

KosLift “Sfida e Dizajnit” është një garë që inkurajon studentët ndërmarrës të zhvillojnë zgjidhje që trajtojnë sfidat e krijuara nga kriza pademike. Ne mbështesim krijues dhe ndërmarrës që zhvillojnë dhe dizajnojnë produkte dhe shërbime me ndikime aktuale në shoqëri.

Për Sfidën e Dizajnit 3.0 fokusi do të jetë në zhvillimin e zgjidhjeve për bizneset në Kosovë, të cilët kanë qenë të papërgaditura dhe nuk kanë pasur mundësi t’ju përshtaten krizës të krijuar nga pandemia COVID-19. Askush nuk ka parashikuar plotësisht efektin e krizës pandemike COVID-19. Proceset biznesore janë përçarë dhe nuk do të kthehen domosdo në normalitet. Në vend të kësaj, përçarja e tanishme ka ndryshuar dhe vazhdon të ndryshojë ambientin biznesor që ne njohim.

Si mund të reagojnë udhëheqësit e bizneseve ndaj sfidave, të rishikojnë mundësitë, ristrukturojnë kompanitë dhe të rizhvillojnë aktivitetet e tyre në mënyrë që të adaptohen dhe të përgatiten për normalen e re?

 

Cilat janë sfidat?

 

SFIDA 1

Si mund të bëjmë zgjidhje inovative përmes produkteve dhe shërbimeve që do te ndihmojne nevojat e njerëzve në kohë te krizes pandemike?

Përshkrim i shkurtër i sfidës:

COVID-19 ka luajtur një rol shkatërrues në mjedisin biznesor në Kosovë. Shumë biznese që u përballën me këtë realitet të ri janë shkatërruar thellësisht. Shkalla e papunësisë është rritur, zinxhiri i furnizimit është ndërprerë dhe kërkesa për produkte dhe shërbime është ulur. Komuniteti i biznesit në Kosovë ka hyrë në një fazë të paparashikueshme e cila ka ndikuar në ekosistemin e bizneseve Kosovare. Edhe pse gradualisht po fitojmë luftën kundër pandemisë, ka akoma pasiguri për të  ardhmen e bizneseve. Gjatë kësaj krize, ne jemi duke dëshmuar ndryshimet në sjellje si të bizneseve ashtu edhe të konsumatorëve. Çfarë mund të bëjë ekipi juaj për të zgjidhur këtë çështje?

Mendo për:

Mendoni se cilat ishin sfidat kryesore që pësoi ekonomia e Kosovës gjatë periudhës së izolimit. Çfarë produkti dhe shërbimi shtesë mund të përmirësojë efikasitetin e punës në mënyrë që veprimtaritë e bizneseve të mbeten ende të disponueshme dhe të çasshme për klientë. Si mund të mbijetojnë bizneset në situata të ngjajshme? A ka ende ndonjë kufizim për produktet dhe shërbimet që ofrohen në treg?

 

SFIDA 2

Si mund të ju mundësojmë kompanive në Kosovë që të  jenë të qëndrueshme dhe të adaptueshme në një ambient shpejtë-të-ndryshueshëm pune?

Përshkrim i shkurtër i sfidës:

Sipas raportit të Qendrës së Mbështetjes së Biznesit në Kosovë për ndikimin e COVID-19 në bizneset e Kosovës, 12% e kompanive tashmë kanë larguar punonjës, ndërsa 69% e të punësuarve janë liruar përkohësisht nga bizneset në Kosovë. Nëse situata pandemike mbetet e njëjtë për 3 muajt e ardhshëm, 40% e bizneseve nuk do të mund të përballonin të paguanin pagat e punonjësve të tyre, kështu që ata do të ishin detyruar t’i largojnë punonjësit nga puna.

Në anën tjetër, situata pandemike në Kosovë gjithashtu ka shkaktuar mungesë të madhe të punonjësve për shkak të sëmundjes, izolimit, kujdesit të fëmijëve, etj.

Mendo për:

Mendoni për bizneset në Kosovë, veprimtarinë e tyre dhe cilat janë sfidat e tyre më të zakonshme. Mendoni për mënyra se si këto biznese mund të funksionalizohen edhe nëse nuk janë në gjendje të operojnë në mjedisin e tyre normal. Çfarë duhet të ndryshojnë? Si mund të përgaditen më mirë? Si mund të jetë më i përgaditur stafi i tyre? Si mund të bashkëpunojnë punonjësit dhe pronarët edhe në situata të pandemisë?

 

SFIDA 3

Si mund t’i mbështesim kompanitë në Kosovë që t’i përmbushin nevojat e klientëve përmes teknologjisë dixhitale?

Përshkrim i shkurtër i sfidës:

Shumë biznese në Kosovë veprojnë në një mjedis offline dhe nuk e konsiderojnë prezencën e pranisë në internet të biznesit të tyre. COVID-19 dhe kufizimet nga Qeveria e Kosovës kanë kufizuar bizneset në sektorët e gastronomisë, prodhimtarisë, kujdesit shëndetësor, bujqësisë, etj., për të operuar plotësisht në këtë mjedis të ri. Disa biznese funksiononin me kapacitete të kufizuara dhe disa nuk funksiononin fare, gjë që ndikoi në zvogëlimin e shitjeve të tyre dhe i vendosi ato në prag të katastrofës.

Mendo për:

Mendoni për ndonjë industri ose biznes specifik që mund të ndihmoni në transformimin dixhital. Jeni krijues në propozimet e zgjidhjeve tuaja. Ne jemi të interesuar të dëgjojmë për çdo gjë që mund të ndihmojë komunitetin e biznesit në Kosovë t’i digjitalizoj produktet dhe/ose shërbimet e tyre.

Mendoni për masat që mund të merren paraprakisht, në mënyrë që të parandalohet dështimi në ofrim të shërbimeve dhe produkteve gjatë një situate të papritur. Si mund t’i përgatisin kompanitë punonjësit e tyre për të punuar në distancë? Cilat masa teknologjike mund të merren paraprakisht? Cilat masa të tjera duhet të jenë të gatshme në çdo kohë, në rastin kur gjërat ndryshojnë në nivel global apo lokal?

 

Kush mund të aplikojë?

Mundësi aplikimi kanë të gjithë studentët nga të gjitha universitetet në Kosovë (publike apo private), që aktualisht janë duke ndjekur studimet Bachelor apo Master.

 

Çfarë duhet të bëni?

Të gjithë studentët e interesuar duhet të formojnë një grup prej 2-4 anëtarësh dhe të plotësojnë formën e aplikimit më poshtë. 

Në rastin e pranimit në garë, grupi juaj duhet të ndjekin një punëtori online 4 javore, të përbërë nga 1-2 sesione për javë, e paraparë të zgjatë rreth 4 orë për sesion. Kjo do të fasilitohet nga një mentor profesional i cili do të ju udhëheqë përgjatë procesit. Grupi juaj do të përdorë një metodologji të “Procesit të Dizajnit të të Menduarit” në krijimin e një zgjidhjes për një nga sfidat e lartëpërmendura. Për të zhvilluar dhe testuar idenë, punëtoria do të përmbaj 4 hapa kryesorë:

  • Zbulo
  • Defino
  • Zhvillo
  • Dorëzo

Grupet duhet të krijojnë një prototip të zgjidhjes së tyre (shërbim/produkt) deri në fund të javës së 4. Të gjitha grupet do të kenë mundësinë të prezantojnë idenë e projektit përballë jurisë, që do të shpallë fituesit bazuar në prototipet e krijuara nga konceptin e idesë suaj.

 

Çfarë do të përfitoni?

  • Mentorim dhe konsultim nga ekspertët e fushës së caktuar.
  • Punëtori interaktive të dizajnuar nga kompani internacionale me renome.
  • Çmim prej 2,000EUR për idetë më të mira.
  • Prezentimin e idesë tuaj përgjatë DOKU.TECH tek investitorët lokal dhe të huaj

Ekipet do të kenë mundësi të marrin pjesë në një punëtori të dizajnuar nga KosLift në bashkëpunim me Lunch Labs, një biznes i njohur globalisht për ridizajnime strategjike.

Launch Labs është një studio për ridizajnim biznesi me seli në Sofi, Berlin, Bazel dhe Bangalorë. Misioni i tyre është të punojnë së bashku me organizata përmes biznesit jo-të-zakontë duke kombinuar strategji dhe shkathtësi disiplinore. Ata riformojnë mendimet përmes trajnimeve, eksperiencat përmes konceptit sprint dhe hapësirat përmes dizajnimit. Janë ekspert në dizajnet e të menduarit, scrum, dizajnet e shërbimeve, të menduarit e të ardhmës dhe metodologjive të tjera të sofistikuara. Launch Labs punojnë me kompani lokale dhe kompanitë në industri të ndryshme të Fortune 500.